VIDEO-SYRI TV/ I inauguroi Veliaj, në konviktet e Bujqësorit, nuk ka as dushe e as ujë të ngrohtë

17:21, 23/01/2023
A+ Aa A-

Projekti miliona euro për rindërtimin e Godinave të Konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës ka shfaqur probleme ende pa u përfunduar. Edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi kushte modern, sot studentët nuk kanë as kushtet më minimale si uji I ngrohtë, dushet apo sistem elektrik të rregullt për ta përdorur për ngrohje.

Nga SYRI TV

Në muajin tetor Erion Veliaj përuroi konviktet e reja të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ende pa përfunduar punimet, në këto godina janë futur studentë. 3 muaj më pas, kushtet në këto objekte jo vetëm që nuk janë përmirësuar, por mungojnë edhe elementët bazë, siç pretendonte kryebashkiaku Veliaj.

Por studentët denoncojnë, se jo vetëm që kushtet nuk janë përmirësuar, por prej kohësh mungojnë elementet bazë të jetesës siç janë uji i ngrohtë, dushet, apo ngrohja. Në redaksinë e SYRI TV, ka mbërritur një denoncim nga vetë studentet, të cilët edhe pse janë ankuar disa herë nuk kanë marrë zgjidhje. E madje, denoncojnë se drejtoresha e Konvikteve nuk pret ankesat e tyre, dhe i vetmi kontakt është me përgjegjësen e godinave, e cila u deklaron në telefon se shqetësimi është marrë por është Bashkia që duhet ti japi zgjidhje.

Përveç mungesës së dusheve dhe ujit të ngrohtë, një tjetër problematikë me të cilën hasen studentet është edhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të linjave të dobëta. Ndërkohë që për këto godina janë investuar miliona euro, cilësia e dobët nuk u mundëson atyre as kryerjen e nevojave më minimale.

Problem mbetet fakti, se studentët janë futur në godinat e rindërtuara, por e gjithë zona vijon të jetë një kantier ndërtimi, dhe ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja se përse studentët u dërguan aty, kur punimet nuk kishin përfunduar edhe në godinat e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco