SYRI TV/ Pagesat ndaj fermerëve në Komisionin e Veprimtarisë, Braçe propozon ndryshime në ligj

15:09, 23/01/2023
A+ Aa A-

Ndryshimi në ligjin ‘Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare, i propozuar nga deputeti i PS, Erion Brace, nxiti diskutime në Komisoonin e Veprimtarisë prodhuese.  BrAce kërkoi në  Komisoni, që grumbulluesit dhe eksportuesit duhet të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve, në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa. Ky propozim vjen pak kohë pasi kolegë socialist rrëzuan Amendamentin e Braces në Kuvend, duke nxitur përplasje brensa maxhorancës. 

Kësaj here kërkesa e Braces u  pranua nga Ministria e Bujqësisë. Zv.ministri i Dhimitër Kote  u shpreh  ky është një problem që duhet zgjidhur.

Nisma  Braces u mbështet edhe nga ligjvënësit opozitarë, megjithatë ata shprehen skeptikë nëse ky propozim do të rregullijë marrdhëniet mes fermerëve dhe grumbulluesve

Por sipas Braces, nëse ligji hyn në fuqi, grumnulluesit do të përballen me penalitete në rast të shkeljes së kontratës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco