Pano Soko: Nëse qeveria nuk reflekton e ardhmja e qytetarëve do të jetë edhe më e zymtë

17:34, 14/01/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv ka komentuar situatën aktuale të ekonomisë në Shqipëri.

Soko shprehet dyshues për progres në të ardhmen duke theksuar se nese nuk ndryshojnë politikat dhe të ketë një projektim të rritjes ekonomike, qytetarët do të vijojnë të ndeshen me vështirësi. 

Pasojat e krizës ekonomike ai i lidh edhe me efektin e luftës në Ukrainë, duke sjell recesion te ekonomia globale. 

"Situata është dyshuese edhe për të ardhmen. Nuk e di nëse do të kemi përmirësime në të ardhmen të situatës apo edhe në ndonjë përkeqësim. Kur diskutimet në rang botëror tashmë po diskutohen në një reçension të mundshëm të ekonomive më të mëdha botërore çka mund të godasi në formën e një dallge ekonomitë e vendeve të tjera në zhvillim apo edhe botës.

Ndoshta duhet të jemi pak të rezervuar kur bie fjala për rritjet ekonomike rritja normale ekonomike duhet të filloj në masën 2.2 % kemi pasur situate joinflancioniste.

Problem është se kushtet do të duhet të jenë jashtëzakonisht specifike që do të thotë se duhet të kemi një relaksim të situatës politike ushtarake të atë frontin që ka marrë të gjithë botën në qafë dhe e dyta do të duhet të kemi një relaktim të politikave shtrënguese ndaj Rusisë sepse nuk është thjeshtë lufta në Ukrainë.

Janë politikat shtrënguese ndaj Rusisë, ato që po sjellin të gjithë këtë valë në tregjet europiane. Në momentin kur të ndodhin të gjitha këto ne ndoshta mund të projektojmë rritje ekonomike reale", tha Soko. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco