Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Berisha: Jemi në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991, Rama po ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve

Berisha: Jemi në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991, Rama po ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve

11:57, 14/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Durrës se revolucioni i parë i demokratëve për të rrëzuar monizmin nuk pati mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Por Berisha tha se vendi është sërish në një monizëm më të fuqishëm se në vitin 1991.

“U ndala në këto momente, për të theksuar kushtet ku u zhvillua revolucioni demokratik. Kundër kujt u zhvillua? Kundër një sistemi monist. Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne.

Sot jemi në një monist që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese,” tha Berisha.

“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.

Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro. Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.

Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.

Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve,” theksoi kreu demokrat.

“A nuk janë kushte të kalkulueshme këto kur rrit çmimet me borde e jo me treg? Kur u merr nga xhepat shqiptarëve me çmime mbi gjysmë miliard euro e kur u thua se do u shpërndaj 80 milionë kurse 500 milionë të tjera i shpërndan dhe i vjedh me klientelën e tij”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco