Rrëfimi ekskluziv i Sali Berishës: Gjatë 2022, opozita i dha tonin jetës politike - protestat dridhën vendin!

20:47, 12/01/2023
A+ Aa A-

Në një rrëfim ekskluziv për Çim Peka Live në SYRI TV, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se opozita gjatë vitit 2022, luajti rolin kryesor në skenën politike shqiptare. 

Populli opozitar, tha Berisha, tregoi që ishte në këmbë dhe protestat e fuqishme dridhën vendin. 

Pjesë nga intervista

Peka: Në krahun tjetër nuk është se priten zhvillime. Kemi një kryetar, nuk bën zgjedhje, dihet se çfarë ndodh. Të gjitha vendimet i merr ai, kandidatët i ka përcaktuar. Armiqtë e brendshëm i largon një e nga një sa herë i plas një skandal. Sytë e publikut si vitin e kaluar janë tek opozita. Nuk e di nëse i bën mirë apo keq opozitës e cila gjatë gjithë kohës është nën sytë e opinionit.
Berisha:
E vërteta është se në tërësi opozita ia doli gjatë vitit që kaloi, t’i japë tonin jetës politike të vendit. E kjo jo për dëshirë të qeverisë, por për meritë të opozitës. Kjo përbën arritjen e parë substanciale në rrafshin politik kombëtar të opozitës. Normalisht tonin politik jetës së vendit, në një vend normal ja jep qeveria. Kurse në Shqipëri, pavarësisht nga të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e zhvilluara zyrtare kanë qenë ato opozitare që kanë dominuar politikisht skenën e vendit. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Peka: Ka dy lloj zhvillimesh ku opozita mund ti japë tonin jetës politike të vendit. Një kur bën opozitë kundër qeverisë dhe kur merret me problemet e brendshme. Fakti që prozhektorët janë drejtuar kaq shumë ndaj opozitës, edhe me lejen e Ramës, pasi mediat kontrollohen nga ai, kjo do të thotë se atij i ka interesuar opozita që të jetë në qendër të vëmendjes.
Berisha
: Nuk kanë qenë ato që i kanë dhënë tonin jetës politike të vendit. Kanë qenë qëndrimet e opozitës së vërtetë ato që i kanë dhënë tonin jetës politike të vendit. Kanë qenë protestat e saj të fuqishme që e dridhën Shqipërinë, që treguan se ka një popull opozitar në këmbë. Ka qenë aktiviteti i saj, sado i cunguar me përpjekjet e mazhorancës në parlament. Kanë qenë procedurat që kjo opozitë me guxim aplikoi dhe kaloi nëpër to. Kanë qenë primaret. Pra është një proces i tërë. Ju jeni dëshmitarë se për muaj të tërë u fol më shumë për primaret se çdo gjë tjetër. Pra ato përpjekje kanë ekzistuar, por tonin jetës politike opozita ja dha e do të ja japë shumë më fuqishëm me aktivitetet e saj. Nëse ju shikoni sot se ku janë rrokullisur Edi Rama, në nivelet më të ulëta që ka ekzistuar ndonjëherë në ekzistencën e tij. Se ku është rrokullisur Erion Veliaj në nivelet më të ulëta. Ju mund të thoni që opozita është lart. Ka një dallim substancial të kuotimit të opozitës dhe kuotimit të qeveritarëve. Në rastin e opozitës ndikon fuqishëm frika. Por kjo rrokullisje e madhe nuk mund të ndodhte kurrë pa qëndrimin e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco