‘Lolita’ akuzon Veliajn: Ja si ka gënjyer kryebashkiaku me ‘masterin’ në SHBA

‘Lolita’ akuzon Veliajn: Ja si ka gënjyer kryebashkiaku me ‘masterin’ në SHBA

16:36, 13/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj rezulton të ketë vendosur në jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare se ka ndjekur studimet e larta në SHBA.

Veliaj nuk tregon realisht se ai ka ndjekur një kurs dyvjeçar dhe nuk quhen studime të larta. Gjithçka vjen në mënyrë kronologjike nga ”Lolita”. 

Në faqen e Grand Valley State University rezulton se Veliaj ka mbaruar ‘majo’ dhe jo studimet e larta.

Nga ana tjetër është e qartë se diçka nuk funksionon në këtë mes, pasi për Veliajn nuk ka anjë akreditim diplome siç zakonisht ndodh me studentët që mbarojnë jashtë vendit. 

STATUSI I LOLITËS: 

Në jetëshkrimin e publikuar këtu: http://www.tirana.al/kryetari-i-bashkise/ thuhet se “ka ndjekur studimet e larta në ShBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan”. Mashtruesi thotë kam “ndjekur studimet e larta” dhe jo që kam bërë vetëm dy vite “Major”, të cilat, përmes mënyrës së të shkruarit, rreket t’i shesë si Bachelor.

Pikërisht, në webfaqen e Grand Valley State University, ku mashtron se ka “ndjekur studimet e larta”, – që sipas Fikut na i paska kryer, – thuhet se në vitin 2002 ka mbaruar një MAJOR NË SHKENCA POLITIKE. Kushdo, lehtësisht mund të kontrollojë faqen e GVSU-së: http://www.gvsu.edu/polisci/module-spotlight-view.htm…
Ç’është Major, për ata që s’e dinë? 
“Major” (Madhor) është një kurs 2-vjeçar që shërben vetëm për të përcaktuar drejtimin e studimeve Bachelor që do të ndjekësh. Bachelori në Amerikë, në përputhje me sistemin arsimor të atij vendi, kërkon 120 kredite, kurse një Major kërkon 30-60 kredite, në varësi të Universitetit ku e kryen. Ky e ka kryer me vetëm 30-35 kredite, pasi ka shlyer vetëm 13 kurse. Çdokush që ka kërshëri mund të gjejë këtu shpjegime mbi Major-in: http://classroom.synonym.com/explanation-major-minor-colleg… 
Bachelorin del qartë nga webfaqja e GVSU-së që s’e ka kryer. Po masterin në Universitetin e Saseks, Mbretëri e Bashkuar, si e ka kryer, pa mbaruar Bachelorin? Janë të lutur të gjithë të japin mendimin e tyre në këtë pikë. 
Për ta ndriçuar edhe pak më shumë mashtrimin shërben fakti se çdo student që mbaron jashtë vendit duhet të njësojë diplomën, përpara se ajo të ketë vlerë në Shqipëri. Në webfaqen e MAS nuk figuron emri i Fikut tek listat e atyre që u është njësuar diploma. Përse vallë? Mos ndoshta, nga që punon “shumë”, s’ka pasur kohë të rregullojë as dokumentet e veta? http://www.arsimi.gov.al/…/un…/njehsimi-i-diplomave-te-huaja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

peka cim15/04/2017 00:06

pse shifni shtepine e tjetrit mor njerez, shikoni kurvellikun ne shtepine tuaj

Landa14/04/2017 16:59

Edhe ai vete eshte nje krijese e genjeshtert, pasi nuk flet kurre per babane e tij se kush eshte apo ka qene !!!

Genti13/04/2017 20:18

Pse nuk habitem!!po ky sumriq qe u martua me pensionin e mamit genjen cdo her qe hap gojen,esht unik per kte, me plehre njeri nuk ka,kokrra e mashtruesit,sumriq ja keni gjet fiks ktij dashnores se car Edvinit

Arber13/04/2017 19:17

fakti se ai nuk ka kryer studimet e larta, nuk e ben ate as injorant e as budalla. Cfare ne urrejme te ky person eshte ai sens prej mashtruesi ordiner e te pacipe. Nje njeri i kalbur nga cdo aspekt moral. Nje qurravec i rendomte qe mashtron qytetaret dhe i kreh bishtin "bamiresit" te vet. Nje njeri qe eshte produkt i Soros per agendat e Soros. Ky eshte thelbi. Cfare shkolle ka bere Rama? Akademine e arteve? Diploma e nje shkolle te larte nuk te pajis me virtyte, as te ben te zgjuar, thjeshte te jep nje profesion. Si mendoni, ata qe kane marre diploma ne Shqiperi nga 90ta e ketej jane ne rregull? Biles edhe ata para 90tes, Me shume rendesi ka sesa nje person ka punuar per ngritjen e vet kulturore, emancipimin qytetar e moral, dhe sugurisht zgjuarsia natyrale. Mos idealizoni "diplomat" si certifikate morali apo dijenish apo si zgjuarsi se mbaroi shkollen me 10ta. Keto jane bullshit kur dikush ballafaqohet me jeten.

krasasi tp13/04/2017 18:08

z.Velija, qe te shpetosh nga kjo Lolita, une te keshilloj mos te meresh fare me te, mos u prononco.Po dhe shpjegime, do ti hapet oreksi dhe do filloj te te ngacmoj per tendera, do te akuzoj qe me dhjetra te punesuar me diploma false ose pa diploma fare, do ti quaj se i ke mare ne shkembim rushveti.Ne kete rast, fjala apo heshtja eshte flori, vleresoje vete.Nga nje shok qe te do te miren.

Alb413/04/2017 17:12

Ne lidhje me shkrimin tuaj per diplomen e mashtruesit Eri Fiku eshte e lehete per te investigu diplomimin e tij ne "sussex university" United Kingdom. Kushton vetem £30 dhe pergjigja meret nga axhensia e verifikimit te dokumentave . Ne se ju gjeni nje numer reference te diplomes qe Fiku pretendon atehere eshte lehete qe edhe une ta verifikoje. Ne Angli ka mundesi Fiku mundet te jete regjistru me ndonje dokument fallco nga Shqiperia,ose diplome si ato te Henri cillit.

iliri13/04/2017 17:10

Ketu po keni te drejte. Nese ka bere kte gje, duhet te denohet.Nuk mund te besh Master pa bachelor. Veliaj te publikoj deftesat qe te mbyll cdo debat.

lom deliu jr.13/04/2017 17:06

me ne fund doli nje e/i zgjuar t'i tregoj shqiptareve ate qe duhet bere per te gjithe komunistet e rilindur qe na qeverisin, çka duhej ta bente prej vitesh PD-ja.

Shto koment

Denonco