Dvorani nxjerr nga qarku Edi Ramën

18:30, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në sallën e parlamentit, ku Edi Rama ka dalë nga ‘qarku mendor’ pasi i kanë prekur kandidatin e preferuar të tij për në Gjykatën Kushtetuese, Ardian Dvoranin.

Në një debat me Gazmend Bardhin, Rama ka lëshuar fjalorin e tij të pistë dhe ofendues ndaj opozitës.

Pjesë nga debati:

Rama: Ky person këtu është intimituar nga filani, jo më trego emra dhe shokët.

Bardhi: Oligarkët dhe mafiozët e tu

Rama: Cilët janë oligarkët dhe mafiozët. Mor zotëri të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani, jo me shpifje, një çetë shpifsish.

Bardhi: I ke çuar ti.

Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.

Bardhi: Palaço je ti.

Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.

Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.

Rama: Je një palaço që i ofron fytyrën një cirku mashtrimesh dhe fantazish, të kesh turp.

Bardhi: Ruaj qetësinë.

Rama: Çfarë qetësie ë ruaj, nuk jam palaço si ti unë që të ruaj qetësinë kur thua të pavërteta. Ik more palaço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco