Rishikimi i buxhetit/ Vasili: Urgjente çështja e çmimeve dhe varfëria! Investime e rialokime hajdute

Rishikimi i buxhetit/ Vasili: Urgjente çështja e çmimeve dhe varfëria! Investime e rialokime hajdute

15:00, 22/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa foli për aktin normativ për buxhetin, theksoi se qeveria ka zero aftësi planifikuese.

Në fjalën e tij nga Kuvendi, Vasili pohoi se qeveria bën investimet e rialokime hajdute.

Vasili: Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese. Këto dy muaj, apo pak javë që janë, se e kanë bërë fakt të kryer, do shpenzojnë më shumë se kaq. I ikim dot kësaj analize? Skemi qeverisje. Zero qeverisje. Ashtu siç shfaqet klienti i radhës në zyrën e zyrtarit, transferohen paratë nga këtu, këtu. Para për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë. 33 deputetë shkuan në Gjykatën Kushtetuese për një akt normativ të kohës. Ata e rrëzuan aktin normativ në Kushtetuese. Ky është qëllimi i tyre. S’kanë turp dhe sot na bien 4 akte në një vit. Ku është emergjenca për të nisur projekti për Llogaranë?! Shpjegojuani shqiptarëve. Këta shkuan e fituan, ai që bërtiti i ekzaltuar Rama, ishte atëherë në opozitë. Kur vjen në pushtet bëhesh lapangjoz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco