Kryebashkiaku i Himarës i paftuar në pritjen e Mitsotakis, kreu i OMONIA: Protokollin e bëjnë dy kryeministritë

Kryebashkiaku i Himarës i paftuar në pritjen e Mitsotakis, kreu i OMONIA: Protokollin e bëjnë dy kryeministritë

11:41, 22/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI TV në Himarë tha se “në një lidhje telefonike që pata me kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro,  nuk ka pasur një ftesë për të pritur kryeministrin grek Mitsotakis”.

Por, kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri, i pyetur nga mediet në dy raste, tha se kjo ishte çështje e protokollit midis dy qeverive.

“Takimet e kryeministrit i ka protokolli vetë, - tha Bejleri. - Janë marrë vesh qeveritë me njera-tjetrën, nuk kam asnjë informacion. Mirë do të ishte të ishin të gjithë në shesh”. Edhe më pas përsëriti:  “Protokollin e Kryeministrit e bëjnë dy kryeministritë, nuk kam informacion,  nuk mund t’ju përgjigjem për këtë”.

Mitsotakis ka mbërritur rreth orës 9:30 me helikopter në stadiumin “Petro Ruci” dhe më pas kreu një vizitë në një shkollë greke “Omiros”, ku flitet gjuha greke dhe ka ndalur në pedonalen e Himarës. Aty është pritur nga kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri dhe ka mbajtur një fjalim në gjuhën greke.

Disa banorë shpjeguan në shqip se fjala ishte për prona të minoritetit grek, në Dropull, Finiq, për zgjidhjen e kësaj çështjeje apo për një bashkëpunim më të fortë midis dy shteteve.

Sipas banorëve ka qenë një ditë e shënuar, e lumtur, hera  e parë që vinte një kryeministër grek e që u premton atyre të zgjidhë çështjen e pronave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco