Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, votohet për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Rendi i ditës

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, votohet për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Rendi i ditës

10:28, 21/12/2022
A+ Aa A-

Kuvendi mblidhet sot pasdite në seancë plenare, ku një ndër pikat e rendit të ditës është projektvendimi për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu në rend dite janë dhe projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.

Ndër të tjera në seancë pritet të miratohet dhe projektligji “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për lnformimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco