Pollo: Al Abari-Al Emari albanez po shet në havá, duhet të nisin hetimet

Pollo: Al Abari-Al Emari albanez po shet në havá, duhet të nisin hetimet

12:22, 14/12/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së Genc Pollo ka hedhur akuza për ‘praktika mashtrimi’ në drejtim të kompanisë Al Abari-Al Emari albanez, pasi po sheshin dyqane dhe apartamente në hava.

Në postimin e tij në Facebook, Pollo i bën thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimin e të sekuestrojë doukumentacionin e Al Abarit-Al Emarit albanez, pasi blerësve do u ngelen në dorë letra pa vlerë dhe me dhjetëra a qindra euro të humbura.

Postimi i plotë:

Al Abari-Al Emari albanez po shet dyqane e apartamente në havá. A është kjo praktikë mashtruese? Me blerës që u ngelet në dorë letra pa vlerë dhe me dhjetëra a qindra euro të humbura?

A mos duhet që prokuroria të fillojë menjëherë hetimin e të sekuestrojë doukumentacionin e Al Abarit-Al Emarit albanez?

GP

Neni 146 i Kodit Penal:

Mashtrimi në kredi

Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet -/-

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco