Vasili: Sa herë të shikoni Edi Ramën, keni përballë kokën e korrupsionit!

Vasili: Sa herë të shikoni Edi Ramën, keni përballë kokën e korrupsionit!

11:02, 14/12/2022
A+ Aa A-

Petrit Vasili, nënkryetari i PL, i kërkoi vëmendjen sot qytetarëve shqiptarë me thirrjen: "Sa herë të shikoni Edi Ramën, kujtohuni se keni përballë kokën e korrupsionit."

Vasili reagoi pas mosveprimit nga drejtësia, e cila këto ditë është ndeshur me një rast të rëndë korrupsioni në doganën e Durrësit, që është shfaqur dhe vazhdon të shfaqet në mediat. 

"Pamjet e transmetuara nga News 24 për doganat, ku vjedhja bëhet sheshit janë një skandal shumë - shumë i rëndë, - theksoi Vasili. - Pamjet janë me zë, figurë dhe me emra e mbiemra.

"Edi Rama, ky llafazan dhe dërdëllitës i palodhur, e ka qepur gojën dhe s'ka faj se që nga ai i pari dhe deri tek i fundit janë pjesë të një sistemi korruptiv shkatërrimtar e hajdutëror.

"Drejtësia, medemek e re, sodit pamjet në televizion dhe s'lëviz gishtin sepse gishtin e komandon Edi Rama. Drejtësia medemek e re as që po i afrohet dot as drejtësisë së vjetër, që se paku, sapo skandalet bëheshin publike, të paktën vepronte.

"Shqiptaret vidhen egërsisht nga qeveria ndaj janë të varfër. Ndaj të ardhurat realizohen më ulët se të gjithë shtetet në Ballkan, sepse qeveria e Ramës vjedh kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht. Ndaj nuk ndihmohen studentët e pedagogët. Ndaj nuk ndihmohen shtresat në nevojë, të papunët, biznesi dhe pensionistet.

"Edi Rama, që flet si egërsirë me qytetarët, gazetarët, opozitën dhe kë t’i dalë përpara, kur vjen puna te hajdutet e doganës nuk ndihet fare.

Sa herë të shikoni Edi Ramën, kujtohuni se keni përballë kokën e korrupsionit", nënvizoi në fund, Petrit Vasili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco