1.5 mln euro të thata/ Ky është ryshfeti nga këneta e Bashkimit Europian

1.5 mln euro të thata/ Ky është ryshfeti nga këneta e Bashkimit Europian

10:46, 14/12/2022
A+ Aa A-

BILD

1.5 milionë euro- në para të thata!

Të sekuestruara gjatë hetimeve për korrupsion në Bruksel, mes të tjerash në banesën e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Eva Kaili, 44 vjeç. Policia belge prezantoi dje përpara publikut pakot e parave (ryshfetit).

Dyshimi: socialdemokratja Kaili e lejoi veten të korruptohej nga Katari dhe ndikoi në vendimet politike në favor të shtetit të shkretëtirës. Deri më tani, Katari ka mohuar të gjitha akuzat dhe nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me historinë.

Kaili u rrëzua zyrtarisht dje edhe nga kolegët e saj në Parlamentin Europian, që u shprehën kundër saj thuajse unanimisht.

Aktualisht ajo ndodhet në paraburgim dhe do të transferohet sot në burgun më të avancuar të Harenit. Hetuesit i gjetën vetëm asaj 160 mijë euro.

Image

Eva do t’ia ngecë mollën Adamit

Ekspertët ligjorë presin që tashmë Kaili të akuzojë të dashurin dhe babanë e fëmijës së saj, Francesco Giorgi (33 vjeç, italian, gjithashtu në paraburgim).

Avokati grek, Ilias Sideris, tha për BILD: “Eva do t’ia ngecë mollën Adamit. Shumë vende tregojnë butësi kur tregoni bashkëpunëtorët tuaj. Dhe Eva e di këtë”.

Tre avokatët e Kailit, (një prej tyre është avokati më i famshëm i medieve greke, Michalis Dimitrakopoulos, 55 vjeç), thonë: ‘Ajo është e pafajshme dhe nuk ka pranuar ryshfet’.

Megjithatë, Dimitrakopoulos nuk i mohon qeset plot me para të gjetura te Kaili: ‘Nuk e di nëse dhe çfarë u gjet aty’.

Policia ka ndaluar dhe babanë e Eva Kailit, Aleksandrin me 600 mijë euro të thata në një valixhe. Tani është e nevojshme që të sqarohet se nga vijnë këto para.

I hidhur është fakti se vajza e Kailit është vetëm dy vjeç, ndërsa dy prindërit e saj janë në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco