Mediu vijon takimet në Uashington, mesazhi në forumin e IDU

Mediu vijon takimet në Uashington, mesazhi në forumin e IDU

09:26, 14/12/2022
A+ Aa A-

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mori pjesë në takimin e Unioni Demokratik Ndërkombëtar ku foli rreth problematikave kryesore që shqetësojnë qytetarët e vendit.

Mediu ngriti shqetësimin për shkeljen e të drejtës së pronës, dhunimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve, situatë e cila sipas tij erdhi dhe si pasojë e gabimit të opozitës disa vite më parë për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet e pushtetit vendor.

Gjatë forumit të IDU, Mediu u takua me David McAllister, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe kërkoi angazhimin e tij në bashkimin e opozitës shqiptare,

Po ashtu u takua me liderë të së djathtës, ish Presidentin e Ukrainës Poroshenko, që u nderua me urdhrin e lirisë “Bush-Theacher”, me Presidenten e Moldavisë, me ish Kryeministren e Britanisë Trust, Kryeministrin e Australisë Morrison, të Kanadasë, Harper si dhe kryeministrin e Slovenisë Jaśa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco