Braçe e 'bën' rrugë/ Pasi hedh akuza, kërcënon se do lërë mandatin

Braçe e 'bën' rrugë/ Pasi hedh akuza, kërcënon se do lërë mandatin

12:27, 13/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PS-së Erion Braçe e ka bërë rrugë me kërcënimet se do të lërë mandatin. Edhe sot ai ka paralajmëruar se do largohet, pasi ka shkuar në parlament dhe nuk ka gjetur as kolegët e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Braçe thotë se ka depozituar në Kuvend 6 muaj më parë nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, por se ka vetëm heshtje.

“Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në Kuvend- më troç”, shkruan Braçe.

Jo pak emotiv, deputeti i PS thotë se nuk di si ta bëjë punën e tij dhe se ka ardhur koha për punë tjetër.

POSTIMI I PLOTË

Këtë të enjte nuk ka parlament, punë në seancën plenare në parlament. Na i thane sot, ndaj ketu s’ka këmbë njeriu.

Por sot është data 13 dhjetor; Ditë më ditë-6 muaj me parë, paraqita ne Kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.

Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve. 6 muaj asnjë përgjigje!

Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në Kuvend- më troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo është mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Padrejtësi e pabarazi e turpshme.

Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.

Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;

E doja si punë, e kam bërë si punë.

Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?

Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;

Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;

Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco