‘Enver Hoxha po rrotullohet në varr’/ Yuri Kim përmend diktatorin, Paloka: Rama e poshtëroi pasi e përdori

‘Enver Hoxha po rrotullohet në varr’/ Yuri Kim përmend diktatorin, Paloka: Rama e poshtëroi pasi e përdori

11:51, 13/12/2022
A+ Aa A-

Në mënyrë paradoksale, pasi përdori gjuhën e tij përpara disa kohësh kur kërcënoi demokratët se do hanë bar, nëse nuk distancohen nga Sali Berisha, ambasadorja Yuri Kim e përmendi diktatorin shqiptar edhe sot në një konferencë.

“Kemi patur këtu ushtarakë amerikanë këtu, kush do e mendonte këtë vite më parë, apo në 1997. Enver Hoxha po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja,” tha Kim.

Deklarata e saj erdhi në konferencën ku shpalli se do të qëndrojë më gjatë në Tiranë nga sa e parashikon mandati. Ndërkohë disa media e panë këtë si një fazë të re të përplasjes mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.

Por vetë Kim postoi dje një mesazh nga takimi me Ramën, duke theksuar fjalët e ngrohta dhe vlerësimet që kishin shkëmbyer.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, reagoi me ironi.

“Ja dhe përgjigjja për ata që prisnin reagimin e ambasadores pas skandalit të Ministrisë së Jashtme (të Ramës në fakt) e që fantazonin për “përplasje”.

Unë një “meritë” të vetme ia kam njohur Ramës; ata që blen, ka qejf t’i poshtërojë e diskreditojë vetë. Nuk iu la asnjë mundësi të ruajnë maskën!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco