‘Është kritike të kemi sërish një ambasador të SHBA si INSTITUCION!’

‘Është kritike të kemi sërish një ambasador të SHBA si INSTITUCION!’

11:48, 13/12/2022
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri reagoi me ironi pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim, deklaroi se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura

Nga Gent Strazimiri

Drejtësinë e ke po aq të pavarur sa ç'e bëri Edi Rama, pa opozitën, por vetëm me kriminelët-deputetë që e votuan në parlament, dhe PO, ke të drejtë: situata është KRITIKE!

Po ç'nuk është kritike këtu sot?

Është kritike që, Damian Gjiknuri të mos guxojë më "të reformojë" sistemin zgjedhor...

Është kritike që, Ulsi Manja të mos guxojë të përfaqësojë "drejtësinë e drejtë" në D.C...

Është kritike që, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Armando Subashi të përgjigjen për inceneratorët...

Është kritike të ndalet Edi Rama dhe afera e pastrimit të parave me Portin e Durrësit...

Është kritike që, ata që kanabizuan dhe e kokainizuan vendin me urdhër politik të shkojnë pas hekurave...

Është kritike që, ata që kontrolluan votën përmes patronazhistëve dhe vodhën të dhënat e shqiptarëve, të izolohen e të shpallen armiq të demokracisë...

Është kritike që ata që flirtojnë me aleatët e Putinit të mos ulen në të njëjtën tryezë me liderët e NATO-s...

Është kritike që ky vend të përfaqësohet nga një Kryeministër që nuk bojkoton, publikisht si rrugaç, fjalimin e ambasasorit amerikan...

Është kritike që ambasadori amerikan t'i tregojë vendin rrugaçit kur përbuz e përçmon mesazhin dhe mesazherin e shtetit-ëndërr për shqiptarët...

Dhe në fund, që kjo të ndodhë,

Është kritike të kemi sërish në Tiranë një ambasador të SHBA si INSTITUCION!

Një ambasador që nuk i del koha e as që i shkon ndër mend të t'hollë lakror me Elisën, të pijë birra me Erion Velinë, të peshojë bostan me Nikon, të presë jufka me Ulsiun...apo me cilindo tjetër që do të duhet të ishte në burg...

Një ambasador "SHKËLQESI", që e kupton që ka detyrë ndaj atij kombi të madh që përfaqëson, që të shkëlqejë me parimet e tij, e jo të zvarritet në heshtje të turpshme korridoreve të të njëjtit rrugaç që e përbuz publikisht sa herë i nevojitet të tregojë plotfuqishmëri...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco