Haradinaj takon Escobar: Angazhimi i SHBA do ta normalizojë situatën

Haradinaj takon Escobar: Angazhimi i SHBA do ta normalizojë situatën

11:26, 13/12/2022
A+ Aa A-

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vijuar takimet në Kosovë me krerët e partive parlamentare.

I shoqëruar nga ambasadori Jeffrey Hovenier, Escobar zhvilloi një bisedë me kreun e AAK, Ramush Haradinaj, me të cilin diskutoi rreth situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës.

Haradinaj u shpreh pas takimit se vetëm angazhimi i SHBA-së do të ulë tensionet dhe të kthejë normalitetin në veri.

“Sapo përfundova takimin me  Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.  Besoj se ky angazhim serioz i SHBA-së do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi. Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep SHBA”, shprehet Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco