'Ramaforma'/ Vasili: Vetingu me dy standarde thyen turinjtë në Strasburg

'Ramaforma'/ Vasili: Vetingu me dy standarde thyen turinjtë në Strasburg

11:20, 13/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar procesin me qeverinë në Gjykatën e Strasburgut, pasi u shkarkua në kuadër të procesit të vetingut.

Strasburgu theksoi se në lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Për pasojë, shtetit shqiptar do duhet ta dëmshpërblejë me 24.600 euro

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se vetingu me dy standarde theu turinjtë në Strasburg dhe se kjo nuk është reformë në drejtësi, po Ramaformë.

POSTIMI I PLOTE:

Strasburgu fundos vetingun, reforma ka nevoje per reforme te thelle qilizmë!

Kurre s'do te duhej te ndodhte, por ndodhi dhe Vetingu me dy standarte thyen turinjte ne Strasburg.

E kishim paralajmeruar vazhdimisht qe ky proces po degradonte dhe po bente te kunderten e qellimit te tij.

Vetingu i kryer nga nepotizmi rilindas dhe njerez pa integritet ketu do te conte ne deshtimin qe Strasburgu i vuri vulen.

Mbyllja e syve perpara qindra milione euro pasuri te pajustifikuara te gjyqtareve dhe prokuroreve kliente te qeverise dhe sjellja si sqiftere per ca lekurina te te stisura per te perjashtuar nga drejtesia per ca te tjere, ishte kjo menyra e funksionimit te vetingut rilindas!

Kerkuam qe vetingu te zgjatej jo me keto trupa perberese, por te zgjidheshin anetare te rinj, por refuzuan egersisht rilindasit dhe nderkombetaret rilindas sepse donin te ruhej status quoja e vetingut te kapur, qe vjen ere.

Sot perballe pasqyres se Strasburgut duket qarte fytyra e keqe e vetingut rilindas.

Kjo nuk ishte reforme por Ramaforme! 

Pergjegjesite e te gjithe atyre, qe shtremberuan, kapen dhe perçudnuan reformen e 21-22 korrikut 2016 jane shume te renda.

Kushdo qe vazhdon e mbyll syte apo duartroket per reformen e deshtuar nedrejtesi vetem shtyn perfundimisht drejtesine ne gremine.

Reforma ka nevoje per reforme te thelle, qilizmë i thone ne shqip.

Tualeti ne shqip apo make up ne anglisht jane asgjesimi i reformes dhe mbreterimi i pandeshkueshmerise per qeveritaret si dhe feste per korrupsionin e pastrimin e parase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco