SYRI TV/ Nuk ka shpërblim për administratën, Rama shkel sërish ligjin

10:46, 13/12/2022
A+ Aa A-

Edhe këtë fundvit qeveria nuk u jep shpërblim punonjësve të administratës shtetërore duke mos zbatuar ligjin. Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, por qeveria ka arkëtuar 3 herë më shumë të ardhura sesa ishte parashikuar nga rritja e çmimeve në vend.

SYRI TV

Qeveria nuk do të japë shpërblim për administratën për këtë fundvit. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Në vendim thuhet se “Fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”.

Ky është viti i katërt rresht që qeveria “Rama” anulon mundësinë e dhjetëra mijëra punonjësve të administratës që të përfitojnë shpërblim financiar, të cilën ua garanton ligji.

Akti i nënshkruar nga Belinda Balluku në mungesë të kryeministrit Rama, nuk shpjegon arsyet e vendimit.

Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, për shkak të keqqeverisjes, kanalizimit të fondeve publike në projekte koncesionare e rrugë të florinjta, si edhe krizës së çmimeve të eksportuar nga jashtë.

Qeveria ka arkëtuar 3 herë më shumë të ardhura se sa parashikimet për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve. Por, deri më tani, nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për rishpërndarjen e fondeve tek qytetarët.

Në fillim të këtij muaji, kabineti qeveritar vendosi të shpërblejë me 5 mijë lekë të reja pensionistët, ndërkohë që ka lënë jashtë listë rreth 200 mijë punonjës buxhetorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco