SYRI TV/ Rama e 'shkarkoi'/ Yuri Kim: Do të jem këtu për ca më gjatë!

10:26, 13/12/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se do të jetë në Shqipëri edhe ca më gjatë, megjithëse në janar i mbaron mandati.

Reagimi i saj erdhi pasi qeveria shqiptare njoftoi në mënyrë të paprecedent se ka nisur procedurat e largimit të saj.

"Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjejmë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin gjithë të tjerët. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri," tha Yuri Kim.

“Keni vendosur standarde të drejtësisë në Shqipëri, shpresoj që shumë shpejt të përmbushen 3 vendet vakante në gjykatën e Lartë. Shikoni sa larg keni arritur, 4 vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte vetëm 1 gjyqtar. Reforma në drejtësi po jep rezultate, por njerëzit kërkojnë më shumë, dhe SHBA mendon njësoj si shqiptarët. Populli shqiptar si ai amerikan pret me padurim gjykatat e plotësuara që japin drejtësi jo hakmarrje”, tha Kim.

"Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Në korrik BE-ja filloi në mënyrë zyrtare negociatat për hyrjen tuaj në klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur me ne, ngjitur me ne, fjalë për fjalë. Ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj”, deklaroi ambasadorja amerikane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco