Skandali në doganë, Balliu: Hajdutët as janë arrestuar dhe as janë pezulluar

Skandali në doganë, Balliu: Hajdutët as janë arrestuar dhe as janë pezulluar

10:15, 13/12/2022
A+ Aa A-

Doganierët e Durrësit, të cilët janë denoncuar publikisht ditët e fundit, duke marrë ryshfet dhe si të përfshirë në një skemë korruptive afatgjatë, vazhdojnë të pashqetësuar detyrën e tyre, pasi qeveria dhe as organet e hetimit nuk kanë lëvizuar nga vendit për të trajtuar  rastin.

Klevis Balliu, Sekretari i Organizimit në PD, e konsideroi këtë qëndrim si “çmenduria e radhës në qeverinë e absurdit”.

“Hajdutët e doganave që janë kapur në flagrancë nga gazetarë kurajozë, - shkroi Balliu në FB. -  të cilët demaskuan korrupsionin e Doganave të drogës, as janë pezulluar nga detyra dhe as nuk janë arrestuar nga Policia.

Ky akt mosveprimi fakton që korrupsioni nuk është armik por është frymëzim, është kriter në këtë administratë. Kush vjedh më shumë ngjitet më lart në hierarkinë e qeverisjes që institucionalizoj korrupsionin. Vëllai i këshilltarit të Ramës mund të kapet duke vjedhur apo në çdo lloj krimi tjetër por ai nuk preket. Ndërkohë shqiptarët janë arrestuar për 500 lek të vjetra sepse nuk kishin faturë tatimore.

Kjo është qeveria që korrupsionin e ktheu në mision, vjedhjen e ktheu në kriter dhe krimin e ktheu në ligjin e vendit.  Anti-ligji duhet larguar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë,” theksoi politikani demokrat në përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco