Faturat e reja të Ahmetajt/ Zoto pagoi 3500 euro për një nga hotelet më luksoze në bregdetin francez

Faturat e reja të Ahmetajt/ Zoto pagoi 3500 euro për një nga hotelet më luksoze në bregdetin francez

10:10, 13/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerrë të tjera prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Për ‘Top Story’ Doçi tha se paratë e inceneratorëve nuk kanë shkuar direkt në xhepat e të implikuarve kryesorë, por sipas tij, provat janë pagesat e kryera nga Klodian Zoto për pushimet e Arben Ahmetajt.

Sipas Doçit, me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotelet më të mira në Francë, Bukuresht, Vjenë dhe Gjermani, me vlera që shkojnë deri në dy mijë euro për qëndrim.

“Ditët e fundit ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Bazuar në faktet që unë kisha në dorë, disa ditë para se të mbylleshin hetimet, unë konstatova se do të shkonin për dënim një grup njerëzish, të cilët rrezikojnë të dënohen për kokën e inceneratorëve. Ai është marrë dhe hetuar, por janë fshehur e manipuluar provat për të goditur personazhin dytësor, për të shpëtuar ‘kokën’ e kësaj afere.

Më 14 prill 2014, Arben Ahmetaj ka firmosur në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë, ka dhënë dakordësinë për koncesionin e inceneratorëve. Dy vite më vonë është emëruar ministër Financash për të zgjedhur qesen. Nga 2014-2017 që përkon me procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorëve, Arben Ahmetaj është financuar nga Klodian Zoto. Zoto është pronar i kompanisë që ka fituar këtë koncesion. Ai paguan hotele, largimin nga Shqipëria, udhëtime dhe frekuentime në hotele me 5 yje të Arben Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij. Kemi një financim korruptiv të përfituesit të parave publike dhe zyrtarit Arben Ahmetaj. Janë me dhjetëra pagesa të kryera me kartën e kreditit që sponsorizon udhëtimet e luksit të Arben Ahmetajt si në Bukuresht, në Paris, në Vjenë dhe janë në vlera disa mijëra euro".

"Nuk janë vetëm ato sponsorizime. Sot kam marrë të dhëna të tjera për udhëtime të tjera që kapin vlera 2 mijë e 500 euro për prenotime, herë vetëm, herë me bashkëjetuesen. Më 13 gusht 2015, Zoto bën pagesë 3 mijë e 500 për një hotel për Arben Ahmetajn në Francë në bregdet. Ndër më të shtrenjtët në të gjithë Francën. Edhe më 11 tetor 2016 në hotelin në Frankfurt të Gjermanisë, pagesat këtu shkojnë nga 300 euro deri në 2 mijë euro nata.

Faktet që mua më ranë në dorë, mund t’i publikoja kudo, por jam bindur për implikim, si Lefter Koka, Alqi Bllako dhe persona të tjerë. Nuk ka prova që paratë kanë shkuar në xhepat e këtyre, por paratë e Zotos kanë shkuar për Ahmetajn. Këto prova kanë dalë nga kompjuteri dhe telefoni i Klodian Zotos. Këto e-maile janë gjetur në ato kompjutera. Kur janë parë nga prokurorët, si ka mundësi nuk është hetuar?  Dosja e inceneratorëve është ndarë në 4 degë, Arben Ahmetaj nuk është përmendur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco