VIDEO/ Vlorë, me afrimin e fushatës, nis asfaltimi i rrugëve

VIDEO/ Vlorë, me afrimin e fushatës, nis asfaltimi i rrugëve

09:49, 13/12/2022
A+ Aa A-

Në Vlorë nisin investimet në prag fushate. 4 muaj përpara fushatës elektorale tashmë në qytet kanë nisur të bëhen punime që nuk janë bërë në 8 vite.

Bashkia e qytetit kujtohet tani për t’i asfaltuar dhe rehabilituar disa lagje. Rrugët e këtyre blloqeve të banimit po gërryen për t’u asfaltuar muajt e ardhshëm.

Për blloqet e banimit që tashmë po rehabilitohen janë bërë kërkesa nga banorët ndër vite dhe kërkesat e tyre mesa duket po plotësohen në prag të fushatës. Kujtojmë që asfaltimi i këtyre segmenteve rrugore do të filloi rreth muajt shkurt, edhe më afër nisjes së fushatës.

Pamjet nga SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco