Emri 'Jahtet dhe Marina Durrës', por produkti 'Apartamente me Pamje nga Deti'!

Emri 'Jahtet dhe Marina Durrës', por produkti 'Apartamente me Pamje nga Deti'!

21:19, 12/12/2022
A+ Aa A-

Nga Mirdaim Axhami

Në faqen e internetit projekti “Jahtet dhe Marina Durrës” përshkruhet që: Jahtet dhe Marina Durrës është ndër destinacionet më gjallëruese në rivierën e Adriatikut, e cila ofron pamje nga bregdeti dhe mikpritje, blerje luksoze, ushqim dhe përvoja argëtuese.

Emri është “Jahte dhe Marina Durrës” por fakti është që do të ndërtohen pallate dhe parkingje, hotel me katër yje, hotel me pesë yje, qendër tregtare dhe një marinë e vogël me 280 vendankorime. 

Tabela e të ardhurave të projektit “Jahtet dhe Marina Durrës” paraqet të ardhurat sipas produkteve dhe shihet që pjesa që zë në totalin e të ardhurave marina është 1.1 përqind.

Pra, emri i projektit e përfaqëson atë me 1.1 përqind të totalit! 

Zhvillimi i turizmit detar mbetet prapë prioritet në letër pasi me këtë projekt nuk i afrohemi as Malit të Zi pasi ai ka 2220 vende ankorimi me një vijë bregdetare 294 km, ndërsa Shqipëria ka 354 (431 përfshi vendankorimet ditore) me një gjatësi të vijës 476 km. 

Në emër të përmirësimit të turizmit detar me 280 vende ankorimi të cilat përkthehen në 1.1 përqind të të ardhurave totale të projektit qeveria shqiptare bëhet ortake me një kompani private me 33 përqind të aksioneve në mungesë transparence dhe gare ku përveç përfitimeve të tjera kësaj kompanie i kalon me një euro përjetësisht pronësinë e truallit publik rreth 800 mije metër katrorë dhe duke i falur tarifën e ndikimit social prej tre përqind.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco