Krasniqi: Serbia po shfrytëzon rezolutën 1244 për të destabilizuar Kosovën, NATO ta parandalojë

21:08, 12/12/2022
A+ Aa A-

Analisti kosovar Milazim Krasniqi ishte i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon për të diskutuar mbi çështjen aktuale të Veriut të Kosovës. Krasniqi u shpreh se Serbia po shfrytëzon  Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit pasi Bashkimi Europian ka qëndrim neutral ndaj Kosovës .

Teksa theksoi se si një aleat i fortë i Rusisë, Krasiqi tha se Serbia kërkon që të destabilizojë Kosovën në mënyrë që t'i kryejë punë edhe Rusisë.

"Përderisa marrëveshja ushtshtarako-teknike e ka mbyllur çështjen e prezëncës së ushtarëve dhe policëve serb në Kosovë rezoluta 12 44 në fakt ka qënë një kombinim dhe kalkulim i raporteve i raporteve të forcave të asaj kohe ashtu siç nuk e kanë mbyllur qartësisht problemin dhe prej asaj rezolute më pas kanë derivuar problemet e tjera edhe lidhur me statusin edhe lidhur me konfliktet. Asambleja e përgjithashme ka kaluar më pas  një pjesë të kompetencave tek Bashkimi Europian për ta udhëhequr dialogur. Bashkimi  Europian  meqë ka një qëndrim neutral të themi ndaj Kosovës, shkaku se pesë shtete nuk e njohin Kosovën, palët në proces i ka trajtuar të pabarabarta dhe shumë herë e ka favorizuar Serbinë në këtë proces, ashtu siç edhe nuk ka qënë fare e mundur për të lëvizur fare drejt një marëveshjeje të qëndueshme . Dhe konfliktet e tashme janë pasojë e kësaj historie, paqëndrueshmërie  dhe paaftësie të Bashkinit Evropian për të shtyrë palët drejtë një marrëveshjeje. Serbia e ka shfrytëzuar këtë për hesapet e veta sepse në Serbi janë kryer zgjedhjet, ka formu qeveri të re dhe në qeverinë e re në Serbi janë eksponentët të Rusisë. Tani Serbia po përpiqet të balancojë nëpërmjet presionit që ka nga perëndimi për të vendos  sanksionet e Rusisë dhe mbetjes si një aleat i verbër i Rusisë.  Është një konflikt i programuar nga Serbia për të destabilizuar Kosovën, ta preokupoj NATO-n dhe perëndimin  me krizën në këtë vend në mënyrë që ajo të kryejë punë edhe për Rusinë", u shpreh Krasniqi.

Gjithashtu Krasniqi u shpreh se për të distancuar Serbinë nga ky tension që ka shkaktuar në Veri të Kosovës, gjithçka mund të bëhet vetëm me vendimin e NATO-s.

"Padyshim që kjo zhbëhet vetëm me vendime të NATO-s në këtë rast, sepse NATO sipas marrëveshjes ushtarako-teknike ka të drejtë që ti kërkojë Serbisë që 25-së kilometra në vijë ajrore dhe 5-së kilometra në vijë tokësore të mos i afrohet asnjë forcë ushtarake  Kosovës. Nëse do ti rikthehej kjo zonë në mrojtje, atëherë Serbia nuk mund të fuste as arme as mercenarë dhe serbët e Kosovës do të izoloheshin ashtu siç shumë lehtë do të menaxhohej kriza  si një krizë e serbëve lokalë me qeverinë e Kosovës. Këtu ka kapacitet NATO  dhe mandati ekziston, vetëm varet a ka vullnet politik për këtë gjë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco