FOTOLAJM/ Pas skandalit me faturat e hoteleve, Ahmetaj shfaqet i nxirë

FOTOLAJM/ Pas skandalit me faturat e hoteleve, Ahmetaj shfaqet i nxirë

20:28, 12/12/2022
A+ Aa A-

Jo më larg se pak muaj më parë, Arben Ahmetaj ishte njeriu i dytë më i fuqishëm i qeverisë pas Edi Ramës. Ahmetaj ishte jo vetëm zëvendëskryeministër, por edhe ministër i Rindërtimit. Por në pak muaj karriera e tij e gjatë në qeveri (ku ka qenë titullar i ministrive më kryesore) mori të tatëpjetën.

Në fillim u shkarkua si zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit. Por jo vetëm kaq. Ahmetajn e larguan edhe nga Partia Socialiste, duke e hequr si drejtues politik të Qarkut të Vlorës.

E ndërsa dukej se Ahmetaj do ta përfundonte i qetë mandatin vetëm si deputet, para pak ditësh erdhi edhe goditja që duket se do ta largojë tërësisht nga politika.

Më 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, gazetari Adriatik Doçi, dorëzoi në SPAK një padi ndaj prokurorëve Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi që janë edhe hetuesit e dosjes e inceneratorëve. Sipas padisë, dy prokurorët kishin fshehur provat të cilat fajësonin ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Zoto kishte paguar disa hotele luksoze jashtë vendit në të cilat ka qëndruar Ahmetaj.

Në provat e padisë së Doçit, vëreheshin disa emaile që shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje nëpër Europë, rezervime për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn. Skandali mori menjëherë përmasa të mëdha.

Për herë të pas këtyre akuzave, sot Arben Ahmetaj u shfaq për herë të parë publikisht në Parlament. Pamja e tij e nxirë në fytyrë tregon shumë. Edhe nëse SPAK nuk e heton, diçka është e sigurt: karriera e tij politike ka marrë fund./VoxNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco