Batuta pikante e Dylgjerit: Kemi një Bashë pa Parti dhe një Bashë pa Teatër

Batuta pikante e Dylgjerit: Kemi një Bashë pa Parti dhe një Bashë pa Teatër

20:24, 12/12/2022
A+ Aa A-

Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Vendimi u komunikua këtë të hënë pas mbledhjes së qeverisë. Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë, pasi mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale.

Vetëm para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga institucioni që ndodhet tek e po njëjta ndërtesë, tek ‘Arturbina’ për të qenë konform rregullave ligjore të këtij konkurrimi. Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit ‘Portokalli’.

Ndërkohë, gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me vendimin e Ramës për Bashën, pasi vendi nuk ka Teatër Kombëtar.

“Portokalli!

Emërohet edhe Drejtori i Teatrit imagjinar shqiptar!

Tani kemi 2 Basha: 1 pa Parti dhe 1 pa Teatër”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco