Afera e inceneratorëve, Këlliçi publikon videon e Ahmetajt: Edhe tigri bie në çark, gënjen duke u betuar

20:10, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka publikuar në rrjete sociale një deklaratë të Arben Ahmetajt në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Këlliçi e pyet Ahmetajn nëse ka njohje me Klodian Zoton, Stela Gugallen dhe Mirel Mërtirin, ndërsa ish-ministri gënjen. Belind Këlliçi shprehet me ironi se edhe tigri bie në çark.

"Kur në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve dëgjonim sesi Arben Ahmetaj gënjente nën betim. Edhe tigri bie në çark."-shkruan Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco