Cara: Rama-Balluku propagandë për të vjedhur Portin e Durrësit

19:34, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati i PD për Bashkinë Durrës, Igli Cara, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv projektin e Portit të Durrësit.

Igli Cara deklaroi se kemi dy standarde nga qeveria ndërsa shtoi se Edi Rama së bashku me Ballukun larguan vëmendjen nga porti i vjetër duke u fokusuar tek i riu, por jo pa qëllim.

Sakaq, Igli Cara u shpreh se rrezikojmë të humbim qindra milionë euro në arbitrazh ndërsa shtoi se Rama gënjen.

"Rama sot e prezantoi 3D, duket shumë bukur. Vlerë 9 mln dollarë. Rama dhe Balluku diskursin e tyre u munduan ta veçojnë nga porti aktual dhe duke e mbajtur tek porti i ri. Këto janë të lidhur ngushtë. Pse Rama u mundua të kalojë vëmendjen te porti i ri dhe të lërë pas të vjetrin.

Rama tha se në fazën e parë do jetë 390 mln euro kur pjesa e Shqipërisë është 150 milionë euro. Sot ende nuk kemi një studim fizibiliteti sepse nuk mund të bësh një projekt pa parë mirë. Duhet që projekti i portit nuk bëhet shpejt për kaq muaj.

Rama nuk u tregua i vërtetë si këto dy vite. Tha se do trefishojnë kapacitetin e mallrave por harroi të thotë se dhe porti aktual, që ka kapacitetin 5 milionë tonë mall në vit, kur në rastet më të mira ka pasur 4.5. Porti aktual ka bërë 3 mln tonë volume, nëse Rama thotë trefish, i bie 9 milionë.

Këtu ka gënjyer se ka harruar të thotë diçka. Atje aktualisht në Porto Romano kemi një port privat. Mund tmë thotë dikush si do ja marri Rama këtyre, sasinë e mallrave dhe ti kalojë tek porti i ri, duhet mekanizëm ligjor, mund të humbim qindra miliona euro në arbitrazh nëse do i marrim punën portit."-tha Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco