Berisha-qytetarëve: Të ngrihemi, kjo kalbësirë nuk ikën ndryshe vetëm me revolucion!

Berisha-qytetarëve: Të ngrihemi, kjo kalbësirë nuk ikën ndryshe vetëm me revolucion!

18:38, 12/12/2022
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha fton qytetarët të ngrihen në protesta të fuqishme. 

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kalbësia në pushtet, duke iu referuar qeverisë së Edi Ramës, nuk ikën ndryshe, përveçse me revolucion.

Sali Berisha: Por çfarë është Gerti në krahasim me këtë. Po ky është 10 herë më kriminelë se Gerti. Gerti mori një dorë parash nga ju, nga Edi Rama, nga ky e mori. Por këta janë shumëfishi i tij. Qytetarë, këta janë rrezik personal për çdo njeri. Ndaj dhe ju bëj thirrje për beteja të reja. U bëj thirrje të ngrihemi se kjo kalbësirë nuk ikën ndryshe vetëm se me revolucion. Ata që kanë frikë nga revolucioni, ata janë skllevër të krimit. Ata janë mostrat të krijuara nga skllavëria e krimit. Revolucioni askënd nuk duhet të trembë. Revolucioni është flladi i lirisë për të përzanë.  E shikoni ju se me kë jam në parlament. Por prap do vij, do vij e do vij gjersa të përzëmë kriminelin e fundit nga ky parlament, që të ju kthehet qytetarëve. Ndaj dhe mora fjalën dhe njëherë për të i deklaruar Edi Ramës se kauzën tonë ti kurrë nuk e vret dot. Mor hakmarrës primitiv, mund të nxjerrësh një kriminel në rrugë, mund të gjuajë të bëjë ç’të dojë. Por një popull të tërë që është sot kundra teje nuk do mund ta presësh dot. Dhe kohërat që vijnë do ta faktojnë këtë që thash. Rroftë populli opozitar, rroftë opozita, rroftë revolucioni i saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco