Berisha nxjerr SMS në Kuvend: Ja e kujt ishte kokaina e kapur në Fier dhe sera me kanabis në Berat

Berisha nxjerr SMS në Kuvend: Ja e kujt ishte kokaina e kapur në Fier dhe sera me kanabis në Berat

18:36, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha lexoi në Kuvend mesazhin që denoncon drogën e llojit kokainë e kapur në Fier dhe serën me kanabis në Berat. 

Në këto mesazhe zbulohet se kush ishin pronarët e vërtetë të kokainës së kapur në Fier dhe serës me kanabis në Berat.

"Nuk ka moral këtu. Ku është kjo. Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo. Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në çervenakë. Ku e keni atë çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë. 

Berisha lexon mesazhin:

"Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me SMS. I tregoi komunikimin me SMS në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket. 

Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit’, tha kryedemokrati Sali Berisha në sallën e parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco