Berisha: Gerti Shehu është dënuar nga gjykata si person i përgjegjshëm për krimin që ka kryer

17:29, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen me grupit parlamentar të PD-së, komentoi sulmin ndaj tij në protestë. Berisha tha se agresori gerti Shehu është dënuar nga gjykata si person i papërgjegjshëm për krimin që ka kryer.

"Gerti Shehu mund të jetë mjekuar dhe nuk dyshoj fare ato që shkruan mjeku, por ai ka kaluar në gjykatë. Është dënuar nga gjykata si person i përgjegjshëm për krimin që ka kryer. Gjykata për të përfillur një dokument ka rregullat e veta. Dokumentet e asaj natyre, ndaj kujt ti interesoj, janë me zero vlerë. Ato janë të rrezikshme sepse fare mirë me manipulim mund të ju lëshohet kriminelëve para vrasjeve, apo akteve të tyre. Janë absolutisht jo ligjore dhe shumë të gabuara.

Mjeku që ka lëshuar dokumentin nuk pretendon se ajo është një ekspertizë, ai pretendon se është një epikrizë që ja kanë kërkuar familjarët dhe thotë se ja ka dorëzuar edhe policisë. Policia nuk ka të drejtë të kërkojë dokumente të tilla. Policia për një të sëmurë, për një qytetar, mund ti marrë vetëm në rrugën ligjore dhe kurrë në atë rrugë që ka marrë. 

Policia e ka marrë atë dokument për të liruar Gerti Shehun për ta liruar atë nga burgu, kur është arrestuar me një grup shpërndarësish droge tek liqeni. Policia e ka përdorur në njërën mënyrë apo një tjetër, dokumentin, ose ka dashur ta përdor pa sukses dokumentin kur ai është dënuar nga gjykata si i përgjegjshëm.

Problemet e shëndetit mendor, qëndrimi ka një kod shumë të qartë në Shqipëri dhe kudo në botë. Nuk janë kurrë institucionet private ato të cilat i autorizon ligji për dokumente të tilla. Ligji autorizon vetëm institucionet publike."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco