Berisha: Ata që mendojnë se Rama s'ishte i interesuar për sulmin ndaj meje, bëjnë naivin

17:14, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i PD Sali Berisha komentoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD sulmin ndaj tij më 6 mars në protestë. Berisha tha se kush mendon se pas këtij sulmi nuk qëndron Edi Rama, bën naivin.

"Ata që mendojnë se Rama nuk ishte i interesuar në një farë mënyre bëjnë naivin, për të mos thënë dudumin, se nuk e njohin atë. Edi Rama është politikani i vetëm në Shqipëri dhe botë që di unë, i cili çdo sukses të tij, do ta festojë duke u vërsulur kundër kundërshtarit në moton plastë armiku.

Në vitin 2013 çfarë tha ai për votën. 1 milionë shuplaka për kundërshtarin. Nuk ishin dafina për të, por ishin shuplaka dhe për të atij e tij ishin plumba. Që nga ajo kohë unë e kam ndjekur dhe e kam denoncuar në çdo rast që ai bën këtë. 

Ata që bëjnë avokatinë ndaj tij, janë të dështuar në këtë avokati. Dy ditë para samitit ai e faktoi, përdori 70 kg kundër një resorti turistik dhe vetëm e vetëm për ta mbuluar këtë akt të paimagjinueshëm me zhurmën e samitit. Një njeri normal nuk e bën kurrë këtë.

Ai që e bën në prag të samitit e bënë që të përfitojë nga jehona e samitit që kjo të jehojë sa më pak.

Por a e akuzoj unë Edi Ramën se është porositësi i krimit vetëm nga analiza logjike, jo, nuk do ta bëja këtë, sepse unë e di se një akuzë e tillë në shumë aspekte nuk më interesonte, mua më interesin e vërteta.

Së dyti, një akuzë pa baza nuk i shërben as shoqërisë shqiptare. Por unë e akuzoj atë sepse personi i cili kreu krimin, kamikazi i Edi Ramës, ishte dhe është informator i policisë kriminale.

Prej kohësh, vitesh, i staxhionuar, i përdorur për çmontimin e grupeve të drogës, por i përdorur edhe si vesh për xhematin e xhamisë. E përgënjeshtroi njëherë Met Rrumbullaku, por për së dyti se përgënjeshtron dot se do ti dalë edhe emri kod i tij."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco