Alimehmeti: Gëzuar 32-vjetorin e pluralizmit politik falë PD! Të gjithë bashkë kundër sistemit totalitar

Alimehmeti: Gëzuar 32-vjetorin e pluralizmit politik falë PD! Të gjithë bashkë kundër sistemit totalitar

17:10, 12/12/2022
A+ Aa A-

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ka publikuar në rrjete sociale foto nga aktiviteti me rastin e 32-vjetorit të pluralizmit politik në Shqipëri falë PD-së.

Alimehmeti shprehet se në vitin 1990 rinia hodhi poshtë një sistem totalitar ndërsa shton se në 2022 rinia mblidhet sërish bashkë kundër një sistemi totalitar.

"Gëzuar 32-vjetorin e pluralizmit politik në Shqipëri falë Partisë Demokratike!

✌ Në 1990, rinia hodhi poshtë një sistem totalitar.
✌ Në 2022, rinia mblidhet sërish bashkë kundër një sistemi totalitar.

💙 Hapi i parë: në krah të z. Këlliçi për të fituar në zgjedhjet lokale të Bashkisë së Tiranës, me mbështetje dhe këshillë sado dhe kurdo të nevojiten.

✌ Të vendosur për të fituar!"-shkruan Alimehmeti në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco