Berisha: Rama ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën

16:56, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën.

"Gjithnjë kemi deklaruar se jemi në 2 beteja të fuqishme, primaret, por jemi edhe në betejën tjetër kundër armikut të egër të votës së lirë dhe shqiptarëve që është Edi Rama.

Edi Rama në këto vite ka arritur me metodat më korruptive të korruptojë brenda dhe jashtë vendit, ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Europë.

Sot ka dokumente të dhëna që faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ai blen dhe shet nga mëngjesi deri në darkë. 
Në rast se shohim se, ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën, komplekse, për fat të keq këtë ne e kemi trashëgimi, por kjo nuk na lehtëson aspak, kjo na detyron ti japim zgjidhje kësaj. 

Është sot e faktuar se çdo mund të pranojë, por votën e lirë nuk e pranon ai. Ata që mendojnë se ai pranon votën e lirë gënjejnë veten, ose nuk kanë të qartë doktrinën elektorale dhe kushtet e një procesi të barabartë zgjedhor. 

Në të gjitha zhvillimet deri më sot Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrollit vetëm një faktor. Ai ka në kontroll të plotë makinerinë shtetërore elektorale. Ka në kontroll të plotë dhe funksional patronazhistët.

Një javë më parë shprehi krenari për ta. Ka në kontroll të plotë dhjetëra e qindra milionë euro për të blerë votat e shqiptarëve. Ka pra në kontroll të plotë krimin e organizuar."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco