Moti i keq, Blushi: Të mblidhen menjëherë Komisionet e Mbrojtjes, përmbytjet të shkaktuara nga korrupsioni i Ramës

Moti i keq, Blushi: Të mblidhen menjëherë Komisionet e Mbrojtjes, përmbytjet të shkaktuara nga korrupsioni i Ramës

15:32, 12/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një komunikim për mediat ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për situatën e përmbytjeve në vend

‘Me qindra hektarë tokë janë të përmbytura dhe vetëm në Lezhë mbi 410 HA tokë janë mbi ujë. Përmbytja nuk është nga shiu por nga korrupsioni i Edi Ramës. Situata pritet të përkeqësohet i kërkojmë qeverisë, Ministrive përgjegjëse të marrin masat për të garantuar mbrojtjen e jetës dhe të pronave të qytetarëve. Të mblidhen menjëherë Komisionet e Mbrojtjes”, tha Blushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco