SYRI TV/ Balotazhi, PD shpall fituesit e 'primareve' në 5 bashki, Kruja: Pjesëmarrje më e lartë

SYRI TV/ Balotazhi, PD shpall fituesit e 'primareve' në 5 bashki, Kruja: Pjesëmarrje më e lartë

14:53, 12/12/2022
A+ Aa A-

Është mbyllur procesi i primareve të Partisë Demokratike edhe në 5 bashkitë të cilët shkuan në balotazh për shkak të rezultatit në raundin e parë në 4 dhjetor. Nga selia blu, anëtari i komisionit zgjedhor në PD Keltis Kruja vlerësoi këtë proces, si dhe theksoi se në këtë raund pjesëmarrja e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së ka qenë më e lartë.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka mbyllur procesin e primareve edhe në bashkinë e Fierit, Dibrës, Matit, Mirditës dhe Librazhdit pas garës e cila u zhvillua këtë të diel për shkak të balotazhit në këto degë.

Në një deklaratë për mediet, anëtari i komisionit elektoral në PD, Keltis Kruja vlerësoi procesin e primareve, nga ku u zyrtarizuan kandidatët për kryetar bashkie të opozitës për zgjedhjet e 14 majit.

Në datën 4 dhjetor u mbajt raundi i parë I primareve, ndërkohë gjatë këtyre ditëve u tërhoqën nga balotazhi kandidatët të cilët kanë qenë të dytët më të votuar në Tiranë, Krujë dhe Sarandë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco