Orjela Nebiaj dhe Petrit Doda marrin zyrtarisht mandatin e deputetit

Orjela Nebiaj dhe Petrit Doda marrin zyrtarisht mandatin e deputetit

14:53, 12/12/2022
A+ Aa A-

Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetëve Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda.

“Mbledhja shqyrtoi  vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca  për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nebijaj dhe Doda marrin mandatin pas dorëheqjes së Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco