Incidentet në veri të Kosovës, Osmani: Për tre ditë mësohet nëse do ketë zgjedhje

Incidentet në veri të Kosovës, Osmani: Për tre ditë mësohet nëse do ketë zgjedhje

20:20, 08/12/2022
A+ Aa A-

“Besoj që në dy-tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet.” Kështu u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke ju referuar pyetjes nëse zgjedhjet e parakohshme dhe të pjesshme lokale do të mbahen më 18 dhjetor në katër komunat veriore. Për të marrë një vendim, bëri me dije se po pret një raport për incidentet dhe situatën.

 “Në momentin që do ta marr raportin e plotë do të kemi një pasqyrw mw të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, deklaroi presidentja.

Përveç raportit të institucioneve të sigurisë, konsensus për procedurën e shtyrjes, kërkoi dhe nga partitë politike. Për konsultime do të ftohen të gjitha forcat e përfaqësuara në parlament, edhe Lista Serbe. Osmani komentoi sërish situatën e ditëve të kaluar në veri të Kosovës duke përsëritur se e gjitha organizohet nga Serbia.

“Sa herë i afrohemi një marrëveshje finale ata tentojnë të krijojnë kriza në veri”.

Gjatë të martës në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok u raportuan shpërthime me bomba, të shtëna me armë zjarri dhe sirenat e alarmit. Autoritetet në Kosovë akuzuan grupet kriminale të udhëhequra dhe financuara nga Serbia, ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçal, drejtoi gishtin nga disa ish pjesëtarë të policisë që janë dorëhequr së fundmi.

Nga situata e krijuar atje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadorit, Jeffrey Hovenier, vlerësuan se në veri nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco