Shehu: Rama nuk humb asnjë rast pa i thurur lavde autokracive lindore

Shehu: Rama nuk humb asnjë rast pa i thurur lavde autokracive lindore

19:50, 08/12/2022
A+ Aa A-

Tritan Shehu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social 'Facebook' mbi reagimin e Ramës për ndërhyrjen e Arabisë Saudite për ndërmjetësimin e saj midis ShBA e Rusisë, në shkëmbimin e dy të burgosurve.

Shehu shprehet se kryeministri Rama nuk humb asnjë rast pa i thurur lavde autokracive lindore pasi sipas tij modeli i Ramës janë pikërisht ata.

Postimi i plotë:

Rama nuk humb asnje rast pa i thurrur lavde autokracive lindore.

Sepse modeli i tij jane pikerisht ato.

Nuk ka asnje shpjegim tjeter “entuziasmi” i tij ndaj Arabise Saudite per ndermjetesimin e saj midis ShBA e Rusise, ne shkembimin e dy te burgosurve.

Ai qe u lirua nga ShBA eshte nje trafikant armesh, qe e therrasin “tregtari i vdekjes”.

Ne fakt nje shkembim ky, qe edhe ne vete ShBA ka ngjallur shume kritika.

Se perse duhet te “entusiazmohet” kaq shume Rama per nje ngjarje te tille, qe nuk ka asnje lidhje me vendin a Rajonin tone, vetem afinitete te tilla politike mund ta shpjegojne.

Apo dhe interesa okulte meskine….

Ne fakt kete shperthim “gezimi” te pa mase nuk e justifikon as te qenit “lider global” a “gjykates” suprem ne glob.

Ky shperthim levdatash nga ai pa dyshim lidhet edhe me “kthimin e kurrizit” qe po i ben Italise, duke “perqafuar” Arabine Saudite edhe me qendrimin e turpshem te tij ne lidhje me Expo 30!

Mekanizmi eshte i njejte, afinitete politike personale me interesa te tij, qe bijen ndesh me ato te Shqiperise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco