Tahiri: Vetëpërmbajtja e Berishës dhe protestuesve tregoi se forcat e errëta s’mund t’i gjunjëzojnë

18:20, 08/12/2022
A+ Aa A-

Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv sulmin ndaj Sali Berishës në protestë.

Edita Tahiri tha se ajo që ndodhi ishte shokuese dhe se ata që e orkestruan sulmin janë anti-shqiptarë ndërsa shtoi se nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e Sali Berishës për Kosovën.

Sakaq, Edita Tahiri theksoi se vetëpërmbajtja e Sali Berishës dhe protestuesve tregoi se forcat e errëta s’mund t’i gjunjëzojnë

"Sulm kundër liderit historik të Shqipërisë, shqiptarëve, Sali Berisha, lider i opozitës, në fakt ata që e kanë orkestruar mendoj që ose kanë ngarkesa anti-kombëtare, apo janë të verbër ndaj demokracisë dhe lirisë së fjalës.

Janë matur që ta bëjnë, por mund të them që mënyra e vetëpërmbajtjes nga Berisha dhe protestuesit më dha shpresë shumë që nuk do ketë më forca të tilla të errëta që mendojnë se mund t'i gjunjëzojnë shqiptarët.

Në atë situatë që ishte shumë shpërthyese, shumë me përgjegjësi nuk dua të arsyetoj pse s'ka pasur reagime, mbase kanë pasur dhe frikë që me deklarim a do ta ndihmojnë apo do ta dëmtojnë situatën. Kam një përvojë shumë të gjatë në proceset kombëtare, politike.

Sali Berisha na është gjendur si krah shumë i fuqishëm për Kosovën dhe ne këtej, jam prej udhëheqësve të asaj gjenerate që nuk ja harroj kurrë. Sa herë që emri i tij do sfidohet apo dhe shëndeti i tij që u sfidua kësaj radhe, shumë jemi lënduar.

Ata që e menduan atë skenar humbën, fitoi demokracia dhe jam e bindur që prej pardje, orteku i ndryshimeve me Shqipërinë nuk ka të ndalur.

Rrënuesit e ëndrrave dhe ardhmërisë së Shqipërisë, orteku do i nxjerrë nga rruga dhe do vijë drita e ardhmëria që tashmë opozita është duke e kërkuar me të madhe dhe me mjete demokratike."-tha Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj08/12/2022 19:52

Ju konsideroj një Zonjë të Madhe Shqiptare!

Shto koment

Denonco