VIDEO/ Kreu i KQZ për zgjedhjet e 25 prillit 2021 propozon gjoba për partitë politike

14:29, 07/12/2022
A+ Aa A-

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka propozuar gjobitjen e 13 partive politike, me argumentin se  tejkaluan shpenzimet dhe abuzuan me fondet e fushatës për zgjedhjet e 2021. Gjoba më e lartë është për Partinë Socialiste në vlerën e 5,5 milionë lekëve të reja. 

Nga SYRI TV

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka propozuar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, gjobitjen e 13 partive politike, me argumentin se kanë abuzuar më fondet e fushatës në zgjedhje e 25 prillit të vitit  2021. 

Me argumentin se kanë shkelur ligjin, duke tejkaluar  kufirin maksimal, të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, KQZ ka kërkuar  gjobitjen për këto  parti, ku masën  administrative më të lartë e ka marrë Partia Socialiste me një gjobë prej 5.5 milionë lekësh të  reja. E vetmja forcë politike që nuk është gjobitur, është Partia e Lirisë. 

Celibashi: “Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioneri  Shtetëror,  Ilirjan Celibashi  kërkoi  vendosjen  e gjobave edhe  për një sërë televizionesh  lokale e kombëtare,  me argumentin se kanë tejkaluar kohën  televizive të 90-minutëshit dhe 45-minutëshit,  gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.” 

Gjobat e propozuara për secilën parti politike

PS: 5.5  mln lekë

PD: 700 mijë lekë

PDK:  100 mijë lekë

Lzhk: 100 mijë lekë

Legalitet : 500 mijë lekë

PR:  500 mijë lekë

LZHK:  500 mijë lekë

Balli Kombëtar Demokrat: 500 mijë lekë

Nisma Thurje:  600 mijë lekë

Bindja Demokratike:  600 mijë lekë

Lëvizja Demokratike:  600 mijë lekë

PSD: 600 mijë lekë

Balli Kombëtar: 600 mijë lekë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco