Berisha: Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial për shkak të votës së vdekur

13:59, 06/12/2022
A+ Aa A-

Nga protesta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i demokratëve Sali Berisha ngriti alarmin se Shqipëria është sot në rrezil ekzistencial për shkak të votës së vdekur,

Sipas Berishës, ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen.

Berisha: Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial. Ne dolëm në protestë me sloganin: Shqipëria në rrezik.

Ne nuk kemi një pushtues të huaj, apo një vend që na kërcënon me luftë. Ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen. Më shumë se kushdo tjetër, e dimë ne shqiptarët. Në të shkuarën tonë, ne të gjithë votonim njëherë në katër vjet, siç votonin qytetarët e kombeve të lira. Por dallim mes nesh dhe atyre ishte si mes natës dhe ditës. Pas dekadash në sistemin e votës së vdekur, në e përmbysëm atë, por dolëm si një popull i uritur dhe u derdhëm në detra në eksode biblike. Sot, pas 31 vitesh, pikërisht në prag të këtij samiti, ne paraqitemi sërish para Europës si ‘boat people’. Por shkaku nuk është më tirania e mjerimit si 31 vite më parë. Por shkaku është i lidhur si më shumë se asnjëherë me votën e vdekur. Rama ka vendosur sistemin e patronazhistëve si në diktaturë.  Europa dhe bota dëgjuan se si hakerat e ajatollaëve hakeruan sistemin e të dhënave personale të shqiptarëve. Ky ishte një agresion i vërtetë dixhital. Por hakerat e ajatollahëve vetëm përsëritën aktin e shëmtuar të hakerave të kryeministrit, që mori nga database e qeverisë, të dhënat personale të shqiptarëve dhe i vuri në dispozicion të patronazhistëve për të ushtruar terror mbi shqiptarët. Përveç kësaj, narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco