Numërohen votat e 9 degëve të PD në Tiranë, ja kush janë tre kandidatët më të votuar

Numërohen votat e 9 degëve të PD në Tiranë, ja kush janë tre kandidatët më të votuar

00:15, 05/12/2022
A+ Aa A-

Deri më tani janë numëruar votat e 9 degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, për Primaret e zhvilluara në këtë parti këtë të dielë.

Mësohet se deri më tani Belind Këlliçi ka marrë 2535 vota, Ilir Alimehmeti 1300 vota dhe Gerti Bogdani 1086 vota. Ky rezultat vjen nga numërimi i votave në degët 1, 2, 3, 4, 5, 6, 10, 13 dhe 16.

Belind Këlliçi, Gerti Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë 3 nga kandidatët më të votuar për Tiranën ndërsa Fatmir Merkoçi, Adriana Kalaja, Julian Deda dhe Enkelejda Fejzo janë më pak të votuar.

Ndërkohë pritet rezultati i 7 degëve të fundit e më pas do të shpallet fituesi i primareve të PD-së për Tiranën që do të garojë përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco