'Do ua bëjmë të qartë miqve.../ Berisha: Rama me miliona euro lobim, paraqet te ata një realitet të rremë për vendin

'Do ua bëjmë të qartë miqve.../ Berisha: Rama me miliona euro lobim, paraqet te ata një realitet të rremë për vendin

18:07, 03/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi këtë të shtunë qytetarët shqiptarë në protestën e 6 dhjetorit në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', para Kryeministrisë. 

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetin social TikTok, Berisha tha se opozita kërkon që të dëgjohet zëri i qytetarëve të cilët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe janë shndërruar sot në 'populli i varkave', duke parë si shpëtim të vetëm arratisjen nga vendi. 

Berisha akuzoi Edi Ramën se paguan dhjetëra milionë euro lobim për të paraqitur në vendet europiane një realitet të Shqipërisë që nuk ekziston.

Kreu i PD tha se qëllimi i protestës është të informojë kancelaritë perëndimore se Edi Rama ata i gënjen, pasi realiteti në Shqipëri është ndryshe nga sa e paraqet propaganda qeveritare dhe t'i njohë ata me skandalet e panumërta të kryeministrit, ministrave dhe çdo institucioni shtetëror. 

"Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston. E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.

Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër. Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria.

Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi, por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve. Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj. Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro. Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar", u shpreh Berisha. 

Kryetari i PD e mbyll mesazhin e tij në TikTok me një shënim ku i fton protestuesit në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' para Kryeministrisë, zonë të cilën Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme e kanë caktuar perimetër sigurie qëllimisht, për të mos lejuar grumbullimin e protestuesve. 

 

@prof.dr.saliberisha Shqiptarët janë shndërruar në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. Protestojmë më 6 dhjetor, ora 12:00,  të gjitë bashkë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  #sb ♬ original sound - Sali Berisha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco