SYRI TV/ Meta, takim me gjimnazistët e LRI: Largimet masive, për shkak të keqqeverisjes

13:43, 03/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të shtunë një takim me gjimnazistët e LRI, nga ku ngriti shqetësimin për shpopullimin e vendit, të cilin e quajti "variant modern të spastrimit etnik". Meta theksoi se largimet masive janë për shkak të keq qeverisjes dhe politikave të dështuara për arsimin. Ai komentoi edhe projektin e Portit të Durrësit, duke thënë se është skandal i jashtëzakonshëm.

Nga SYRI TV

“Variant modern të spastrimit etnik” e cilëson kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  shpopullimin e vendit, ndërsa përgjegjëse kryesore për largimet masive, bën keq qeverisjen. Gjatë  një takimi me gjimnazistët e LRI, Meta akuzoi qeverinë për politika të dështuara në arsim, ndërsa ngriti shqetësimin e braktisjes së shkollave.

Sipas Metës, Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin, ndërsa  mësuesit dhe pedagogët janë më të keqpaguarit. Ai theksoi se qeveria i ka paratë për të mbështetur studentët, por nuk ka prioritet arsimin.

Gjatë fjalës së tij Meta komentoi edhe aferën e Portit të Durrësit.

Klasat kolektive dhe mësimi me turne, janë dy nga shqetësimet më kryesore sipas Ilir Metës në shkolla, ndaj theksoi se duhet të marrin zgjidhje të menjëhershme. Sipas Metës, e gjithë kjo panoramë në arsim është si rezultat i nivelit të lartë të korrupsionit dhe i kapjes së shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco