Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

13:39, 02/12/2022
A+ Aa A-

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën” theksoi sot Sali Berisha, kryetari i PD-së, lidhur me protestën e opozitës më 6 dhjetor, gjatë një konference për shtyp.

"Ne do të zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard. Pikë!

Edi Rama kërkon përballje. Ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Atë ditë nuk dëshirojmë. Por në qoftë ai kërkon përballje, është puna e tij pastaj. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijat e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton.

Një kryetar organizate kriminale siç është ky, që s’njeh ligj, moral, kusht dhe asgjë,  përveç kodit që thotë se “ma ka thënë gjyshja ime, kur të kesh nevojë me vjedh – vidh, kur të kesh nevojë me mashtru – mashtro e të tjera e të tjera marrëzi të tij, mos të harxhojmë kohë, pra ky është “set up” i parimeve të tij, siç thotë vetë.  Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura. Ai do t’i marrë mësimet e duhura,” nënvizoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco