Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, konferencë për mediat

SYRI TV/ 10 ditë nga përmbytjet në zonën e Torovicës në Lezhë, sipërfaqe të mëdha nën ujë

14:34, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar 10 ditë nga përmbytjet, në zonën e Torovicës në Lezhë janë ende nën ujë sipërfaqe të mëdha toke. Kulturat bujqësore të mbjella në tokat e përmbytura duket se do të dështojnë këtë vit, ndërsa ende nuk ka nisur puna për rivlerësim të dëmeve.

Nga SYRI TV

Fermerët në zonën e Torovicës në Lezhë, duket se këtë vit do të humbin kulturat bujqësore, për shkak të përmbytjeve.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, hidrovori i Balldrenit nuk ka kapacitet për të tërhequr ujin.  Edhe këtë vit fermerët u përballën me dëme të mëdha. Ata dhe bagëtitë e tyre do të kenë vështirësi të ushqehen.

Autoritetet e bujqësisë dhe bashkisë ende nuk kanë publikuar të dhënat se sa është sipërfaqja e tokës nën ujë, ndërkohë që në kulmin e përmbytjeve, vetëm në Lezhë, sipërfaqja e përmbytur i kaloi mbi 2600 hektarë tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco