SYRI TV/ Nuk ka punëtorë për ullinjtë, fermerët: Shteti nuk jep subvencione

13:11, 27/11/2022
A+ Aa A-

Ulliri, ndryshe nga një vit më parë, ka pasur prodhim më të lartë, edhe në fshatrat e Mallakastrës si në Gjerbës, Çrrilë, Aranitas, Greshicë, Fratar e deri në kufi me fshatrat e zonës së Beratit.

Fermerët pohojnë se fshatrat e tyre janë shpopulluar, të rinj nuk ka dhe kanë mbetur shumë pak familje. E këto largime kanë bërë që të mos ketë fuqi punëtore për vjeljen e ullinjve, duke i lënë prodhimet në pemë.

Nga ana tjetër, Viktor Pahaj, pronari i një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pohon se fabrika punon me kapacitet të plotë, por nuk ka treg e nuk ka pika grumbullimi.

Mos-subvencionimi me karburant e pesticide bën që të rritet kostoja e prodhimit dhe kjo i penalizon ata që prodhimin e tyre të mos e eskportojnë, pasi në vendet fqinje, çmimi i vajit të ullirit është më i lirë. Si pasojë, banesat e fermerëve, janë kthyer në magazina vaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco